Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Shërbimit Informativ të Kosovës, Naim Miftari ka reaguar ndaj deklaratave të gruas së Kadri Veselit, i njohur gjatë luftës si komandant “Luli”.
Miftari në faqen e tij në facebook ka shkruar e Kadri Veseli kurrë nuk ka qenë komandant.
“A është “Luli”Kadri Veseli komandant edhe në shtëpi….? Tregon bashkëshortja e tij, Violeta.? E nderuara z Vjolet bashorti i juaj Luli apo Kadri Veseli nuk ka qen kurr komandant dhe as edhe ushtar i thjesht pasi se ka as ni minut e jo më ma teper koh qe i ka kaluar në luft si ushtar apo komandant i UÇK,por mundeni lirisht ta quani komandant Lepuri apo komandant Dhelpra bashk me at bashluftarin e vet komandant Levisin 501 Hashim Thaqin gusarët e luftes të UÇK dhe fondit vendlindja thërret”, ka shkruar Miftari