Ish ministri e quan Shpend Ahmetin genjeshtar!

  13 Nov 2017

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka akuzuar për gënjeshtra kryetarin e Prishtinës, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për edhe një mandat në krye të kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Hoti, ish-nënkryetar i Prishtinës gjatë qeverisjes së kryeqytetit kosovar nga Isa Mustafa, ka thënë se Ahmeti ka folur të pavërteta në debatin përballë kundërkandidatit të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, për kredinë që ndërmarrja “Trafiku Urban” ka marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për blerjen e autobusëve të rinj.

“Ne kemi shkuar në disa vizita në Londër për të marrë një kredi për blerjen e 57 autobusëve dhe ka ndodhur një gjë e tillë”, ka thënë Ahmeti në debat, duke akuzuar Ministrinë që udhëhiqte Hoti për pengimin e blerjes së autobusëve.

E, në një shkrim në Facebook, Hoti ka thënë se ishte vetë Ahmeti ai që e vonoi kredinë për autobusët.

“Shpendi prape po thote te paveteta per kredine e trafikut urban. Ate kredi e kam quar une perpara pasi Shpendi nuk perfillte kerkesat ligjore qe te merrte aprovimin nga Kuvendi Komunal”, ka shkruar Hoti.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.