fbpx

Ish komandanti i Koshares “shpërthen” pas rritjes së pagës nga Haradinaj

  29 Dec 2017

Hisen Berisha, ish komandant ne betejën e Koshares, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ashpër pas rritjeve të pagave të bëra së fundmi në Kosovë.

Ishte kryeministri Haradinaj, ai i cili ia rriti pagën vetes, e ku pas kësaj të gjitha institucionet e kërkuan rritjen e pagave.

“Të gjithë, në institucionet e Kosovës po pretendojnë të rrisin pagat e tyre, për punën që e bëjnë sipas thirrjes profesionale dhe përshkrimi i detyrave te vendit t punës q mbulojnë ose si përfaqësues të zgjedhur. Po, po, kryeministri e rriti pagën se po i duhen paret pre me krye detyrat si kryeministër, si rezultat i një lufte e sakrifice të luftëtarëve siç është dhe ai. Presidentit po ashtu. Deputetët i kanë rritur enorm të ardhurat e tyre, për masturbim oral pikërisht ndaj buxhetit, për ata që me sakrificën e tyre, siç edhe disave aty deputet, bënë të mundur të ketë parlament Kosova e deputet të tillë. Të gjithë këta, i kanë sigurua veti edhe status të përhershëm financiar e kurtuazie, për trurin e dijet e tyre që do Zoti të jet vërtet deficit në Kosovë, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Absurditet

Të gjithë, në institucionet e Kosovës po pretendojnë të rrisin pagat e tyre, për punën që e bëjnë sipas thirrjes profesionale dhe përshkrimi i detyrave te vendit t punës q mbulojnë ose si përfaqësues të zgjedhur.

Po, po, kryeministri e rriti pagën se po i duhen paret pre me krye detyrat si kryeministër, si rezultat i një lufte e sakrifice të luftëtarëve siç është dhe ai.
Presidentit po ashtu.

Deputetët i kanë rritur enorm të ardhurat e tyre, për masturbim oral pikërisht ndaj buxhetit, për ata që me sakrificën e tyre, siç edhe disave aty deputet, bënë të mundur të ketë parlament Kosova e deputet të tillë.

Të gjithë këta, i kanë sigurua veti edhe status të përhershëm financiar e kurtuazie, për trurin e dijet e tyre që do Zoti të jet vërtet deficit në Kosovë.

Tani dhe gjyqtaret e prokuroret e sistemit juridik të Kosovës, po i rrisin pagat dhe benifitet e veta, e që në jo pak raste këta zbatues të drejtësisë personifikohen me vet fenomenet e inkriminueshme. Edhe këta po ashtu ekzistojnë në sajë të sakrificës së luftëtarëve siç është edhe ndonjëri prej tyre.

Kurse ky buxhet, mbështetja financiare nuk bën të rritet vetëm për kategorinë e “Veteranëve luftëtarë”. U gjykuan turpshëm nga kategoritë e mësipërme dhe buxheti për ta u denoncua njëzëri si dëm që po u bëhej bilancit pozitiv të statusit të tyre prej pushtetarëve. Për tu bërë mëkati më i madh, prindërit e dëshmorëve , pra që kanë humbur fëmijët në luftë, e që e kanë arritur moshën e pleqërisë, vihen në dilemën për të zgjedhur në mes pensionit të moshës dhe mbështetjes sociale që e marrin si para të gjakut të fëmijëve të tyre të rënë në luftë.

Këta veteranet kur hynë ne lufte, e llogariten te jepnin jetën dhe nuk kishin të premtuara as paga dhe as çifligje.

E sot kur këta të dëmtuar nga lufta, që kanë humbur hapin me kablushanët që në kohën e luftës vet ose nëse ishin nën moshë prindërit e tyre, kishin ike nga Kosova dhe përgjegjësia kushtetuese, morale dhe kombëtare ndaj vendit, me luftua për të dhe lirinë e tij.

Këta e lanë Kosovën atëherë, pa institucione , të okupuar dhe nën sundimin e Serbisë. Lëshuan vendin dhe as që kanë ushqyer shpresa për tu kthyer më.

Fituan vetëm luftëtarët që besuan në kauzën e luftës për liri dhe fitore.

Sot kjo kategori e kablushanëve egoiste dështak, me do certifikata nga kolegje private e publike që prodhojnë certifikata licensuese për mes dijeve që vijnë nga sllajdet e dizajnuara një herë e përherë, pa dije esenciale shkencore, me teoritë e shoqërisë së hapur e filopolitikave për vlerat universale dhe dijet kosmopolite i gjykojnë e kundërshtojnë luftëtarët e heronjtë e këtij vendi dhe veprën sublime të tyre Luftën Çlirimtare, si vlerë që do duhej të ishin të mbrojtura me ligj, për pretendimet e tyre që shteti të ketë një kujdes social.

Zoti nuk “mallkon” veç individët kur gabojnë në drejtësi, pro edhe popujt dhe shtetet