Ish-kandidati i VV-së për deputet: Udha e mbarë të gjithë atyre që s’i besojnë Albinit

  09 Dec 2017

Hysen Durmishi është anëtari i radhës i Vetëvendosjes që ka shprehur publikisht mendimin e tij rreth përçarjes që u publikua dje e që duket se është mes Albin Kurtit dhe një grupi tjetër të anëtarëve që duket se janë në anën e Dardan Molliqajt.

Skandali u zbulua kur dikush nga deputetët e VV-së zbuloi për mediat një pjesë të bisedës brenda një grupi në Viber, duke nënvizuar mesazhin ku Aida Dërguti ofendonte Kurtin.

Durmishi, përmes Facebookut, ka thënë që VV’ja është e ndërtuar mbi disa parime dhe të gjithë njerëzit që mendojnë njëjtë mund t’i bashkohen, ashtu siç nuk janë të mirëpritur personat që nuk ndajnë këto ide dhe parime.

Më poshtë publikimi i plotë.

Në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, gjatë këtyre viteve kemi pritur shumë e disa edhe i kemi përcjellur.
Mirë se të vijnë të gjithë ata që pajtohen me programin tonë politik, alternativen tonë qeverisëse. Mirë se të vijnë të gjithë ata që besojnë në parimet e konceptin tonë politik. Mirë se të vijnë të gjithë ata që besojnë në frymën e idenë e vetëvendosjes, të ndërtuar me djersë e me gjak, me mund e me sakrificë, nga Albini me shoqe e me shokë.
Natyrisht rruga e mbarë të gjithë të tjerëve që nuk besojnë në ato që u thanë më lart.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.