‘Gardiani’ kosovar Etrit Gagica i ka mbrojtur ngjyrat e Gjilanit deri në kohën kur trajner i ekipit u emëruar Bylbyl Sokoli, transmeton GazetaOlle.com.
Me ardhjen e Sokolit, Gagica u largua nga skuadra.
Ky i fundit duket se është tërë mllef me ‘timonierin’ e mirënjohur kosovar të cilin në shumë raste e ‘bombardon’ me komente në GazetaOlle.com kur bëhet fjalë për Sokolin.
Në një postim të bërë ditë më parë, Gagica e ka akuzuar Sokolin për kurdisje të ndeshjes me Prishtinën. “Po bylbyl se ti Prishtinën e donë shumë edhe kur ke qenë trajner i Gjilanit na ke pas shit lojën kundër Prishtinës me nja 2 piuna tu lojtar.. Mos meno qe Skifterat e krejt qe e duan Gjilanin nuk e din kto ti për interesa tua personale je gjendje me bo qkas je turpi i trajnerve kosovar…“, shkruan Etrit Gagica në komentin e tij.
Ai ka komentuar edhe në disa raste të tjera kundër Sokolit.
Theme : Good News Lite