Para disa javësh ishte kryetema e medieve rozë, ku shpalosi të vërtetën lidhur me aferën që kishte me deputetin Haxhi Shala, shkruan Kosovarja.
Rreth lidhjes së saj u bë bujë mediale, duke nxjerrë në pah edhe bisedat private që u zhvilluan mes tyre.
E kur gjërat u stabilizuan, ajo vazhdonte të thumbonte kohë pas kohe me thënie të ndryshme, dedikuar pikërisht atij.
E kësaj here, ndryshe nga të gjitha, ka vendosur që ta shpërndajë një fotografi ku ajo shfaqet shumë joshëse, e a është ky ngacmim apo vetëm për një shpërndarje e thjeshtë, e di vetëm këngëtarja./