fbpx
Ish-diplomatët amerikan tërheqin vërejtjen: Dy problemet më të mëdha në Ballkan kanë rrënjë që kthejnë në luftë

Ish-diplomatët amerikan tërheqin vërejtjen: Dy problemet më të mëdha në Ballkan kanë rrënjë që kthejnë në luftë

  15 May 2019

Regjioni është në telashe, që lehtë mund të zgjerohen në pjesën tjetër të Evropës dhe të ndikojnë në interesat dhe sigurinë e ShBA-ve, shkruan në revistën amerikane “The National Interest” , transmetojnë “Telegraf” dhe “Bota Sot”.

Samiti I paradokohshëm I Gjermanisë, Francës dhe Ballkanit perëndimor I ka inspiruar ish-ambasadorët amerikane Kameron Manter dhe Frenk Vizner që së bashku me profesorin e CEU Marko Prelec të shkruajnë artikullin për revistën amerikane “The National Interest” ku ftojnë në qasje të re ndaj Ballkanit perëndimor , por tërheqin vërejtjen në problemet që mund të dalin nëse nuk punohet në zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Kujdes në Ballkanin perëndimor!

Si ka treguar samiti I paradokohshëm në Berlin, liderët e Francës dhe Gjermanisë kuptojnë se duhet të fokusohen në zgjidhje reale të problemit të Ballkanit perëndimor.

Vizioni “Evropa në tërësi, e lirë dhe e qetë” ka një pjesë të papërfunduar që tash e quajmë Ballkani perëndimor, më herët e njohur si Jugosllavia, para se vendi të copëtohet në luftë, spastrimin etnik dhe gjenocidin. Vendet – Bosnja, Kosova, Serbia, Maqedonia Veriore dhe Mali I Zi – tash janë të qeta, por kjo është qetësi mashtruese.

Regjioni është në telashe, që lehtë mund të zgjerohen në pjesën tjetër të Evropës dhe të ndikojnë në interesat e sigurisë së ShBA-ve, Problemi më I rëndë është raporti ndërmjet Serbisë dhe krahinës së saj Kosovës, konflikti në Bosnje dhe Hercegovinë në raport me identitetin dhe ekzistencën e këtij shteti. Të dy problemet kanë rrënjë që mund të kthehen në luftë dhe ngritin çështjet bazë të identitetit dhe janë thellësisht emotiv.

Këto problem janë si eshtrat e thyer që në shpejtësi janë vendosur dhe shëruar: ato ndikojnë në gjithçka dhe vazhdojnë të sjellin telashe- telashe që përsëri kanë arritur dimensionin e krizës. Në krye të këtyre çështjeve I gjithë regjioni vuan nga korrupsioni endemik, kapacitetit të ultë shtetëror dhe drejtimin përmes patronatit dhe klientelizmit dhe jo ligjit.

Viteve të fundit, po ashtu është rritur edhe ndikimi rus në Ballkan. Ndonëse aftësia e saj që të luaj rol vendimtar në regjion është e kufizuar, Rusia mund të jetë e padobishme dhe penguese.

Çka të bëhet?

Evropa dhe SHBA kanë tentuar të përmirësohen në Ballkan por nuk patën sukses. Është e nevojshme qasje e re, që pranon seriozitetin e problemit dhe pranon se për zgjedhjen e tij kërkohet shumë kohë dhe resurse të rëndësishme.

Përpjekjet e mëhershme kanë gabuar në një apo dy mënyra: injorimin e problemeve reale dhe përpjekjet që tepër shpejtë të bëhen.

Tash e disa vite Evropa dhe ShBA kanë trimëruar udhëheqësit lokal që të bartin vëmendjen nga problemet më të rënda që kanë sjell në konfliktin e hidhur me njëri tjetrin, te puna teknike dhe jopolitike e integrimit në BE dhe NATO. U shpresua se në atë mënyrë konfliktet e pakëndshme do zbuten dhe do bëhen të shkrishëm. Tash është e qartë se kjo qasje nuk do të funksionoj.

Megjithatë secila përpjekje që të bëhet “hapi madh” qoftë që të bëhet ri dizajnimi i kushtetutës boshnjake dhe tejkalimi I jazit mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk pati sukses. Cilado zgjidhje e pranueshme do të përfshijë kompromise të dhembshme. Është tundim i papërshkrueshëm që ata që sulmojnë, sulmojnë si tradhtar.

Këto problem nuk mund të zgjidhen Brenda natës. Ato nuk do të zhduken kur vendet ballkanike gjejnë rrugën drejt bashkëngjitjes në BE. Ato kërkojnë vëmendje të përhershme, durueshme për shumë vite, nga ana e shumë njerëzve të udhëhequr nga akterë lokal me mbështetje të Evropës dhe ShBA-ve.

Hulumtimi për zgjidhje duhet të vazhdoj, qetë mundësisht larg publikut dhe pa pritje joreale të fitoreve të shpejta. Është e kuptueshme, përparimi mund të zgjasin gjatë dhe fitimet në rritje mund të humbin me ndalesat e kohëpaskohshme.

Përderisa kërkohet për përgjigjet në çështjet e mëdha ballkanike dhe përparimin ka anëtarësia në BE dhe NATO, Evropa do duhej të ndihmoj regjionin në vendosjen e sërishme të lidhjeve në fqinjësinë e gjerë. Është ironi e dhimbshme që sot më vështirë udhëtohet nga njëra pjesë e asaj që dikur ishte Jugosllavi në tjetrën se bie fjala në Varshavë po Paris. Lëvizja e lirë e njerëzve, ideve, parasë, mallit, shërbimeve në Ballkan dhe ndërmjet regjionit dhe Evropës do kontribuonte shumë në ndërtimin e besimit dhe krijimit të kërkesës për qeveri të mirë.

Integrimi në politikën perëndimore, arkitekturën ekonomike edhe të sigurisë është ende I denjë, bile qëllim kryesor por kjo do të jetë edhe shumë vjet. Megjithatë integrimi vetë nuk zgjidh problemet politike në regjion, NATO dhe BE mund të pranojnë vetëm shtete e rregulluara në paqe me vetën dhe fqinjët.

Dy problemet e mbetura të konflikteve ballkanike pamundësojnë pikërisht këtë: pamundësojnë formimin e shteteve stabile dhe të udhëhequra mirë. Askush nuk dëshiron partner për të cilin sundimi I ligjit mahi e zakonshme ndërkohë që fqinjët e tij janë armiq të egërsuar.

Urgjenca e Ballkanit perëndimor është theksuar në përparimin e mëhershëm. Ishte sfida e tretë: refuzimi I Greqisë që të pranoj emrin e fqinjit të saj Maqedonisë. Dy vendet sapo kanë zgjidhur këtë me emrin kompromis “Maqedonia e Veriut”. Ky ishte problem më I lehtë nga problemet e mëdha në Ballkan. Megjithatë u deshën 30 vite me harxhime të mëdha. Maqedonia e veriut ka humbur 15 vite të përparimit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, sepse kualiteti I udhëheqjes së saj rrëshqiti nga më e mira në më e keqja në regjion.

Maqedonia e Veriut tash është në rrugë të vështirë, por shpreson. Nuk ka kohë për Bosnjën, Kosovën, Serbinë dhe pjesën tjetër të regjionit. Momenti është pjekur për udhëheqjen evropiane që në bashkëpunim me ShBA përsëri të fokusohen në Ballkanin perëndimor dhe regjionit dhe çështjeve të saj të I kushtohet vëmendja që meriton edhe interesin tonë për Evropë stabile prosperuese dhe aleancë perëndimore.

Frenk Vizner ishte diplomat që ka shërbyer tetë president, katër herë ishte ambasador, po ashtu sekretar shtetëror I mbrojtjes dhe sekretar shtetëror I sigurisë ndërkombëtare. Ai tash është këshilltar për raporte ndërkombëtare në Squire Patton Boggs, kompani ndërkombëtare e drejtësisë.

Kameron Manter është CEO dhe president i “ EastWest institute” në Nju Jork. Diplomat amerikan me karrierë 30 vjeçare, ai ishte edhe ambasador në Serbi (2007–2009).

Marko Prelec është ekspert për Evropën jugore dhe lindore dhe ekspert për shtetet e ish-Jugosllavisë. Aktualisht është profesor I praktikës dhe drejtor I Politikës aplikative, Shkolla e politikës publike në Universitetin e Evropës së Mesme.