ISH-DEPUTETI I PDK-SË KUNDËR HARADINAJ(FOTO)

  19 Dec 2017

Ish-komandanti i UÇK-së në Llap dhe ish-deputeti i Kosovës nga PDK-ja, Rrustem Mustafa-Remi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se gjuajtja me armë është traditë e përcaktuar me Kanun.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjuajtja me armë është traditë që duhet të arkivohet dhe jo të mbahet.

Postimi i plotë i Rrustem Mustafës:

“Traditat duhet arkivuar!

Gjuajtja me armë në ahengjet e ndryshme, është “traditë” e imponuar e kohëve të rënda për popullatën tonë. Kjo “traditë” u ndërtua për qëllimet e pushtetarëve që të kontrollojnë armët në duart e qytetarve… Nuk është “traditë” që duhet mirëmbajtur tek ne shqiptarët, pra duhet arkivuar”, (sic.), ka shkruar Mustafa.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.