Ish-deputeti i PDK-së kërkon lirimin e Albin Kurtit

  20 Dec 2017

Ish-deputeti i Partisë Deokratike të Kosovës, njëherësh ish-komandat në luftën e UÇK-së, Rrustem Mustafa ka kërkuar lirimin e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka thënë se Albin Kurti nuk rrezikon të mirat publike dhe se vendimi nuk ka pse të vonohet.

Mustafa gjithashtu ka shtuar se nuk ka asnjë arsye politike që ai të vazhdojë të mbahet brenda.

Ky është postimi i plotë:

Albini nuk rrezikon të mirat publike!
Vendimi nuk ka pse vonohet…
Sot kam pritur nga gjykata, në përputhje me ambientin politik në vend të sjell vendim lirues për Albinin, veprimet për të cilat fajsohet janë veprime politike, nuk ka asnjë arsye politike të vazhdoj të mbahet brenda, kur dihet se mundet të vazhdojnë procedurat normale duke qenë në liri.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.