Ish deputeti i parlamentit te Kosoves,nenkryetar i Skenderaj!

  13 Dec 2017

Bekim Jashari kandidoi për Skënderajn me premtimin se do të qeverisë me njerëz jopartiakë, mirëpo duket se këtë premtim e ka mbajtur vetëm deri sa i ka siguruar votat e nevojshme.

Përveç që u pa pas zgjedhjeve me disa fytyra të njohura të PDK’së, ai ka emëruar edhe si nënkryetar të komunës që udhëheq, njërin prej tyre, shkruan gazetametro.net.

Bëhet fjalë për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Nuredin Lushtakun, i cili është i afërm i kryetarit të deritashëm të kësaj komune, Sami Lushtaku.

E emërimin si nënkryetar të Skënderajt e ka pranuar edhe vetë Lushtaku për mediat.

‘ Po është e vërtetë, unë jam emëruar nënkryetar i Komunës së Skënderajt’, ka thënë Lushtaku.

Ndryshe, Skënderaj që ishte bastion absolut i PDK’së, u mor për herë të parë nga një kandidat tjetër, e që po del se është i afërt me zyrtarët e kaluar

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.