Ish-deputeti i Kosoves:LDK-ja fitoi kunder koalicionit PAN XXL!

  18 Dec 2017

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta ka thënë se në fakt fitorja e Haki Rugovës në fakt ka qenë kundër AAK-së, Vetëvendosjes, PDK-së, AKR-së, Listës Serbe etj, apo siç e ka quajtur me një emër PANi XXL.
Meta ka uruar LDK-në dhe Haki Rugovën për fitoren me 14 vota diferencë.Ky është statusi i tij i plotë:
LDK fiton përball “PAN XXL”!?
Përfundon numërimi, Rugova e mund Dreshajn me 14 vota diferencë!
Por e vërteta e kësaj Fitoreje të z. Haki Rugova dhe LDK-ës, është shumë më e madhe:
Ta themi edhe këtë gjë, se LDK në Istog, fitoi përballë koalicionit të ashtuquajtur, “PANi XXL”, që përbëhet nga: AAK + VV + PDK + AKR + Lista Serpska + Malazezët etj!
Fituesit, urime!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.