Ish-deputeti godet Ahmet Isufin: Kqyrne çka po flet komandant “Picimuli”

Ish-deputeti godet Ahmet Isufin: Kqyrne çka po flet komandant “Picimuli”

  20 Mar 2019

Shefi i GP të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se Qeveria e Kosovës është më e madhe se e Kinës.

“Nuk mundet të ketë arsyetim se janë shumë veteranë të UÇK-së e nuk po ka buxhet për pensione, kur ne po shohim që kemi 20 ministri, një qeveri e cila me 2 milionë banorë dhe me një territor 11 mijë kilometra është më e madhe se qeveria e Kinës. Çka i duhen këto forma të veprimit të kësaj qeverie përveç për të lejuar krimin e organizuar dhe korrupsion, për të ushqyer bandat e brendshme të cilat po e cenojnë funksiononim e shtetit dhe në të njëjtën formë për të t’ua ndal ato që janë pensione minimale për veteranët”, ka deklaruar Isufi.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-deputeti Driton Tali. Ai me ironi i ka kujtuar Isufit se kur e kishte përfunduar fakultetin.

“Kqyrne çka po flet se patriot është ky. Ka qenë edhe i burgosën politik komandant Picimuli. E besa edhe intelektual o. E ka kry Fakultetin e Gjuhës Shqipe, atëherë sa ishte ministër i Punës”, ka shkruar ai në Facebook.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.