fbpx

Ish-anëtari i SHIK-ut alarmon: Njerëz të besuar të Putinit në Mitrovicë

  15 Dec 2017

Ish-eprori i UÇK-së dhe ish-anëtari i SHIK-ut,Naim Miftari, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ndihmat dhe çështja e Qendrës Humanitare ruso-serbe është ngritur kohëve të fundit, dhe është problematizuar edhe në nivelet më të larta diplomatike në vazhdën e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Perëndimit dhe Rusisë.

“Zyrtarët diplomatikë të Shteteve të Bashkuara, kanë kërkuar zëshëm që kësaj Qendre të mos i jepet statusi diplomatik, duke tërhequr vërejtjen se ajo strehon shërbimet e fshehta ruse. Të gjithë sot jemi dëshmitar për qëndrimin e CIA-s dhe NS dhe gjeneralit amerikan të NATOS për Evropë se qendra “humanitare” ruse në Nish nuk është qendër humanitare, por i takon FSB shërbimit sekret rus, gjegjësisht i takon grupit edhe më sekret GURU. Këto qendra udhëhiqen nga njerëzit më të besuar të Vlladimir Putinit”, ka thënë ai.

Gjitashtu, ai ka thënë se kjo qendër vepron ne Veriun e Mitrovicës qe së paku 15 vite dhe është e lidhur direkt me qeverinë serbe dhe me BIA-n, shërbimin sekret serb.

“Kjo qendër vepron kundër sovranitetit të Kosovës. Edhe provokimi me trenin rus, shpërndarja kinse e ndihmave ruse në komunën e Vushtrrisë qytetarëve serb, është i pa kuptueshëm dhe shumë i dyshimtë pasi në Kosovë nuk ka krizë humanitare dhe të gjithë qytetarët serb janë nën asistencë sociale, kur ata janë të pa punë dhe të njëjtit marrin asistencë si nga Prishtina, si nga Beogradi”, ka potencuar Miftari.

Ai ka shtuar se këto “ndihma” kanë tjetër kauzë dhe Kosova do duhej t’i ndalojë me ligj dhe t`i kontrollojë këto ndihma se çka përmbajnë.

“Nuk dihet përmbajta e këtyre ndihmave dhe kur këto vinë nga shteti rus që nuk e njeh shtetasin e Kosovës dhe gjatë tërë historisë, ky shtet ka punuar kundër popullit tonë. Nuk duan koment, por këto veprime duhet ndalur me ligj, por edhe me forcë po që nevoja pasi don të na kushtojë ky neglizhim i angazhimit ilegal rus në Kosovë”, ka përfunduar Miftari.