Ish-agjenti i SHIK-ut tregon disa skenarë të realizuar nga Thaçi-Vuçiq, ja skenari i radhës me ushtrinë në veri
Sipas ish-agjentit të SHIK-ut, provokim ishte edhe vizita turistike e presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit, të cilën e quan një skenar tjetër.
Kërcënimet e Serbisë me futjen e Ushtrisë në Kosovë, sipas ish-pjesëtarit të SHIK-ut dhe ish-eprorit të lartë të UÇK-së, Naim Miftarit, janë provokim i radhës për me bë presion kundër Kosovës në Evropë në UN dhe NATO ku Serbia ka aleat Rusinë.
Sipas tij, ata e dinë shumë mirë si Vuçiqi, Vulini dhe Thaçi se Kosovën e mbron Aleanca më e fort në botë NATO.
“Çka ju duhet Serbisë që me paraqit gjendjen shumë të keqe për serbët në Kosovë edhe pse ata i kanë punët më mirë sesa ne shqiptarët 95% shumicë autoktone. Ky skenarë ka fillua ma herët është tentim i përgatitur me nda Kosovën. Veriun e mbante deri vonë KFOR-i Francez aleat historikisht i Serbisë, por edhe presidenti vet Hashim Thaçi kishte punuar dhe punon edhe sot për shërbimin sekret Francez DFSE”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.
Miftari ka treguar disa skanerë të realizuar deri më sot.
“Pastrimi etnik i 2, 3 shkurtit 2000 kur u masakruan dhjetëra shqiptar dhe u ndoqën 15.000 civil shqiptar nga veriu ishte skenar serbo-francez ku Thaçi luajti rolin e vet pasi e filloj at konflikt të përgatitur. Pastaj aksioni blic dhe dështimi i qëllimshëm në veri intervenimi policor 26, 27 të 2011 ishte skenarë intervenim me polici totalisht të pa përgatitur në veriun e Kosovës që “Çuditërisht” ishte urdhëruar nga Thaçi sa ishte kryeministër. Ky ishte skenarë për me dështua kinse marrja nën kontroll e veriut me forca policore dhe me sjell ndarjen e veriut para aktit të kryer pasi kinse Kosova nuk mundet më kontrollua at territor të vetin me banor serb”, thekson ai.
Miftari tutje tregon edhe për provokimin e trenit rus që sipas tij, ishte po ashtu skenar i përgatitur për tensione dhe për me i mobilizua serbët e veriut kinse nuk janë vetëm përball Kosovës dhe prapa pos Beogradin e kanë edhe Moskën, tentimi ishte frikësimi i popullit shqiptar por edhe i politikanëve të Kosovës.
“Pastaj ultimatumet e koordinuara presioni i serbëve të veriut me formua jashtë kushtetutës së Kosovës, Bashkësinë e komunave serbe në veri që në fakt janë Kantone pra shtet serb në shtetin e Kosovës dhe këtë e dinë mirë edhe vet Hashim Thaçi që e kishte nënshkruar këtë marrëveshje të dëmshme pastaj edhe me ndihmën e Isa Mustafës të LDK-së. Arrestimi i inskenuar i Marko Gjuriqit ishte skenar sidomos sjellja e tij rrugëve këmbë i ndrydhur e kinse i torturuar ishte mesazh i keq që Kosova si shtet i dha botes kinse shtet që dhunon të drejtat e njeriut pastaj bëhet pyetja pse pas gjithë këtij maskarallëku dhe cirkusi të skenuar Marko Gjuriqi u lirua pas ca minutash nga prokurorët e Hashim Thaçit çka ishte qëllimi i këtij linçimi publik”, potencon ai.
Sipas ish-agjentit të SHIK-ut, provokim ishte edhe vizita turistike e presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit, të cilën e quan një skenar tjetër.
Miftari pyet se, kush e ka ndalu deri në atë ditë që Hashim Thaçi me dal në veriun e Kosovës e me thirrë edhe Sami Lushtakun që ishte bë xheloz pse presidenti nuk e kishte thirrur për të dal në veri e me u shtetit në liqenin e Ujmanit?
“Pas kësaj vizitës turistike të Thaçit vjen pastaj pjesa e dytë e skenarit vozitja ne Ujmani, por tani nga radikali presidenti serb Aleksandër Vuçiqi me sigurimin e tij realisht pushton veriun pastaj i duket pak tenton të marshoj ta poshtëroj edhe Drenicën e Adem Jasharit pra këto provokime të dy anshme janë të përgatitura për qëllime të errëta për tensionime dhe qëllimi final ndarja e Kosovës ku Kosova do humbte pasurinë Trepçën, do të humbte ujin e pijes e industrisë Ujmanin dhe do humbte vendin strategjik ushtarak Majën e Paniçi domethënë kontrollen ajrore të kësaj pjese të Ballkanit. Dhe loja skenarët me autoblinda kundër Kosovës dhe NATO-s e Vuçiqit, Vulinit dhe Vladimir Putinin e kanë në këtë skenarë të tentimit me ndarje të Kosovës me ndal zgjerimin e NATO-s ne këtë skenar kanë edhe një aktor shqiptar proserb ai është dora vet presidenti Hashim Thaçi dhe Edi Rama nga hija”.
“Tash reagimi i Hashim Thaçit kinse me intervenua me ushtri që nuk ekziston fare (ishte ushtri UÇK por ky e çarmatosi vet me marrëveshjen tradhtinë K_90) Thaçi sot luan vetëm rolin e tij pasi është vetëm pjesë e skenarëve që vijnë nga regjisorët e shteteve antishqiptar që nuk e duan popullin shqiptar të fort dhe të bashkuar. Edhe vrasja e kriminelit Oliver Ivanoviçit nga Beogradi ishte përgatitje me nda Kosovën dhe mej frikësu serbët që do ishin ma afër Prishtinës sesa Beogradit”, përfundon Naim Miftari.