Ish agjenti i SHIK-ut: President shpjegoja Trandafiloves kush i ka pushkatuar me plumb pas kokës, Behajdin Hallaqin dhe Shaban Shalen

  27 Nov 2017

Gjykata Speciale, është pothuajse gati për nisjen e aksionit. Është paralajmëruar shumë shpejt ngritja e aktakuzave të para. Madje avokati Koci, ditë më parë deklaroi se ka informacione që aktakuza e parë tashmë është gati, ndërsa për presidentin Thaçi ka deklaruar se do të jetë vetëm dëshmitar në këtë Gjykatë.

Por lidhur me të, ka reaguar ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

“President’ kur të shkosh në Hag si dëshmitar i prokurorisë speciale shpjegoja atyre dhe Trandafiloves’ edhe kush i ka pushkatuar me dy duart e lidhura me tel me plumb pas kokes, Behajdin Hallaqin dhe Shaban Shalen ish anëtar të lart të LPK pasi i murret ju dhe Kadrushi nga Blinaja ku ishin në arrest”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Bota sot”.