fbpx

Ish agjenti i SHIK-ut flet për Sokol Dobrunën që dënoi me pushkatim Blerim Kuçin: Ka dy vite që e di që…

  26 Dec 2017

Gjatë ditës së djeshme, në media u publikuan emrat e disa personave që mund të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale. E në mesin e tyre është përmendur edhe Sokol Dobruna, ish drejtues i Gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që njihet për dënimin me pushkatim që ia kishte bërë Blerim Kuçit gjatë luftës.

“Unë dua të tregoj se në Gjykatën Ushtarake kemi patur Kodin penal të luftës, Kodin e Procedurës Penale, Kodin e ekzekutimeve penale. Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin ish-kryetarin e Suharekës”, kishte deklaruar kohë më parë Dobruna.

E lidhur me mundësinë që të jetë i akuzuar, Dobruna ka thënë se e di qëllimin e Gjykatës Speciale, e qëllimet e saj, sipas tij, ka rol politika ndërkombëtare.

“Mirë është s’kam koment. Unë e di qysh herët se ku janë qëllimet e Gjykatës Speciale. UÇK-ja e Maqedonisë është shuar, UÇK-ja e Preshevës është shuar, u ndjek e u përndjek, tendenca është me u shu, me devalvu edhe kjo, sepse dikujt s’po i konvenon. Rrajtë janë këtu. Merret vesh pak ma vonë. Ka të bëjë me ndikimet e makropolitikës, politika globale është në pyetje. Nuk kam çfarë të shtoj më. Më gëzon fakti që kam me shku në Hagë në Gjykatë Speciale”, është shprehur Dobruna gjatë ditës së djeshme në një prononcim për mediat.

E për mundësinë e akuzimit e më pas arrestimit të Sokol Dobrunës, për gazetën “Bota sot”, ka folur ish anëtari i UCK-së, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

“Sokol Dobruna do arrestohet këtë e di qe 2 vite kur ka pranuar se ka qen prokuror ushtarak i UÇK ku ka njerëz qe janë pushkatua me urdhër tij se a kanë qenë këto pushkatime me vend historia do ta dëshmoj. Ketë fakt por e ceku qartë se po thuajse asnjë njeri me dal me dhe pa faj…nuk është dënua me vdekje pushkatim apo atentat pa urdhrin dhe miratimin e Hashim Thaçit dhe shtabit të Rognerit në Tiranë. Sokoli nuk është i lig nuk do të qaj si do komandanta tonë që qanin në Burgun e Hagët dhe ai e din si ka funksionu hierarkia”, ka thënë Miftari.

Sipas tij, fajtori kryesor për këto akuza është Hashim Thaçi dhe klani i tij.

“Kjo gjykatë vjen si pasojë e pasivitetit të qeverisë së Kosovës ku koha pas luftës nuk u shfrytëzuar për akuzat internacionale për vrasje, pastrim etnik, gjenocid, dame lufte, zhdukje kufomave të shqiptarëve nga Kosova. Thaçi duke dashur ta shpëtoj vetveten mori shumë iniciativa dhe i përkrahi shumë iniciativa serbe dhe ndërkombëtare por e ndaloi Kosovën të merr iniciativa vetë. Ne gjitha raportet negative ndërkombëtare Thaci përmendej gjithnjë si Alfa e krimeve të luftës dhe pas luftës sidomos vrasja e kundërshtarëve politik. Dhe Thaçi gjithnjë ka vjelur apo i ka vjedhur meritat e luftës të pastër të UÇK-së ika vjedh edhe meritat e shtetformimit edhe pse ne fakt ka qen gjeja ma e keqe fati ma tragjik qe e ka pat Kosova populli i jonë dhe UÇK Hashim Thaçin si lider”, ka shtuar Miftari.

Ai më tej, ka thënë se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe selektive,

“Gjykata Speciale është padrejtësi e madhe ndaj shqiptarëve edhe UÇK-së pasi kjo gjykatë është selektive dhe anashkalohet kryekrimineli i Ballkanit, shteti Serb. Kjo gjykatë ka ardh pasi drejtësia dhe shteti i jonë kanë deshtu ta ken një gjykatë të vetën neutrale dhe të drejt pa anime politike dhe nacionale. Dhe nder fajtorët kryesor për këto akuza dhe dështime gjer tani është Hashim Thaçi dhe klani i tij i multi milionerave. UÇK ka qenë ushtria që ka bërë luftën ma të pastër në bot gjate një luftës kundër armikut të ndyt Serb”.

“Dhe nëse me thirrin në Hagë si dëshmitar apo edhe me’m akuzu edhe mua vet si pjesëtar i UÇK do shkoja me gjithë dëshirë pasi lufta e UÇK ka sjell kushtet me ndihmën e drejtësisë ku kem fitu miq të fuqishëm që jem te lire sot si popull. Gabime kem si çdo luftë tjetër por tonat janë minimale përkundër shumë shteteve tjera që kanë shfaros popuj tjerë ka edhe ndonjë krim qe kemi bërë por adresa e urdhrave dhe krimeve është lideri Hashim Thaçi”, ka përfunduar Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.