Isa Mustafa tregon se si u zgjodh kryetar i LDK-së ku kundër kandidat kishte Vjosa Osmanin

Isa Mustafa tregon se si u zgjodh kryetar i LDK-së ku kundër kandidat kishte Vjosa Osmanin

  20 Mar 2019

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për medie pas mbledhjes së kryesisë me kryetarët e degëve, ka folur edhe njëherë për periudhën kur u zgjodh si kryetar i LDK-së ku si kundër kandidat kishte deputeten, Vjosa Osmani, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se në propozimin e parë kur është hedhur në votim për tu zgjedhur udhëheqësi i LDK-së, Vjosa Osmani nuk mori votat e duhura.“Në mandatin e kaluar kemi qenë unë dhe Vjosa. Në propozimin e parë Vjosa nuk i ka marrë gjysmën plus 1 të votave dhe kam mbetur vetëm unë. Pastaj është pyetur kuvendi se a dëshirojmë të shkojmë fsheht apo hapur pasi kam mbetur vetëm një kandidat”, tha Isa Mustafa.

“Pasi Kuvendi vendosi që të procedohet procesi me vota të hapura atëherë edhe kemi shkuar”, tha ai.Tha se “kush janë kandidatët, mbetet të shihet deri në momentin që ne në LDK vendosim. Ne askujt nuk do t’ia mbyllim derën”“Kur të vie koha ne do të ulemi do të ofrojmë hapësirë për të gjithë. Ajo që dua të them është se LDK është unike dhe do ta ruaj kursin e saj siç e ka pasur deri më tani.”/Gazeta Blic.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.