Këngëtarja Zaimina Vasjari ka qenë shumë e pranishme në titujt e medieve rozë, muajt e fundit.
Kjo u bë pas lajmit për shtatzëninë e saj, të cilin në fillim e mbajti të fshehur, shkruan lajmi.net.
Edhe më shumë e komentuar u bë kur filloi të aktivizohet në rrjete sociale me publikimin e fotografive provokuese edhe pse me barkun e fryrë.
Së fundi, Zaimina ka postuar një foto të ngjashme në të cilën këtë herë u shfaq tërësisht e zhveshur në vaskë me shpinën kthyer në kamerë.
Kujtojmë që Zaimina po pret fëmijën e parë, i cili do të vije në jetë edhe pak muaj.