Identifikohet hajni i telefonit në barnatore, ja nga vjen ai

  25 Dec 2017

Një vjedhje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një barnatore në Prishtinë.
Periskopi më herët ka publikuar videon ku shihet një person i moshës së mesme të ketë hyrë në barnatore kinse për të pyetur për me
dikamente, porse i njëjti ka vjedhur një telefon celular, dhe pastaj është larguar.

Menaxheri i “Beneton” në qendër të Prishtinës ka kontaktuar me Indeksonline, dhe ka treguar se nga pamjet që ka parë, ka mundur të vërej se i njëjti person ditë më parë kishte tentuar të vjedh edhe në vendin që ai menaxhon.Megjithatë, ai ka rrëfyer se ata kanë zënë hajdutin në flagrancë dhe i njëjti është dërguar në polici.Kështu, sipas tij, personi në fjalë është nga Libia dhe policia tani ka të gjitha të dhënat e tij.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.