Ia ngacmon të dashurën duke ia prekur të pasmet, e pëson shumë keq nga i dashuri i saj dhe shokët e tij (Video, +18)

Ia ngacmon të dashurën duke ia prekur të pasmet, e pëson shumë keq nga i dashuri i saj dhe shokët e tij (Video, +18)

Një djalë 22-vjeç është arrestuar nga policia në Brazil, pasi tentoi ta shtyp me veturë një femër pas një rrahje masive që kishte ndodhur brenda në një pompë të derivateve.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një rrahje masive që kishte ndodhur brenda objektit të pompës në natën e 25 nëntorit në Manaus dhe kishte përfunduar jashtë saj, ku u përfshin edhe disa persona tjerë, transmeton Telegrafi.

E gjithë ngjarja u tensionua, kur një studente 22-vjeçe akuzoi të dyshuarin se ia kishte prekur të pasmet derisa po largohej nga marketi i pompës.

Pas veprimit të pamatur të këtij të riu, shihet se si studentja duke u kthyer brenda marketit dhe pa u menduar dy herë e godet në kokë. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, në rrahje u përfshi edhe i dashuri i saj që po e shoqëronte së bashku me disa shokë.

Por, situata eskaloi dhe ata përfunduan jashtë duke u shqelmuar e grushtuar. Në një moment kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur i riu që filloi këtë problem, futet brenda veturës së tij me të cilën e godet veturën e studentes.

I dyshuari identiteti i të cilit nuk është zbuluar, gjithashtu akuzon për tentim vrasje, lëndim trupor dhe shkatërrim i pronës private. /Telegrafi/