I vjen kundërpërgjigja Xhavit Halitit: Zyrtarët e PDK-së mund të vriten nëse shkojnë në zgjedhje

I vjen kundërpërgjigja Xhavit Halitit: Zyrtarët e PDK-së mund të vriten nëse shkojnë në zgjedhje

  12 Mar 2019

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas deklaratës së Xhavit Halitit, i cili e ka paralajmëruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se PDK-ja mund ta çojë vendin në zgjedhje për dy ditë.

Miftari thekson se, PDK-ja nuk guxon të shkon në zgjedhje sepse do t’i fitonte vetëm 12% të votave dhe do të shkonte në pension.

Sipas Miftarit, shkuarja në zgjedhje do të çonte disa personalitete të PDK-së në burg, e disa të tjerë edhe në varr, pasi thotë se hasmit e disa vrasjeve nuk harrohen kurrë.

Lexo edhe këtë: A e dini historinë “Po shkunden plakat”?

Ja shkrimi i plotë:

Xhavit Haliti paralajmëron kryeministrin Ramush Haradinaj: PDK-ja për dy ditë mund ta çojë vendin në zgjedhje

Po me gazoftë po por pastaj PDK i fiton dikund 10 deri 12 % zgjedhjet e shkon në pension të përjetshëm disa shkojnë besa edhe në burg e disa edhe ndoshta në varr pasi hasmit e disa vrasjeve nuk harrohen kurrë sidomos kur jetë pa pushtet dihet çka ju pret…!

Shkoni askush nuk ju ndalon or Zeko!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.