I rrahur dhe i lënë në rrugë, kështu e gjeti të katandisur prizrenasin Policia e Kosovës

  18 Dec 2017

Mbremë rreth orës 22:40, një patrullë policore përderisa po patrullonte në rrugën “De Rada” në Prizren, ka hasur në një person të lënduar.

Me këtë rast policia ka njoftuar menjëherë emergjencën, por duke parë se viktima kishte rrjedhje gjaku dhe për të mos humbur kohë ai është dërguar me automjet të policisë në Spitalin Rajonal në Prizren, ku edhe i është nënshtruar trajtimit mjekësor

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se ka ndodhur një përleshje në mes të tre personave.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, një i dyshuar është arrestuar dhe është ndalur në mbajtje mbi bazën e dyshimit se i njëjti ka shkaktuar lëndim të rënd trupor.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.