fbpx

I lutem zotit sa më shpejt të shkoj në Gjykatën Speciale, atje kam shumë për të thënë

  25 Dec 2017

Një nga emrat e parë që lakohet se do t’i ngritet aktakuzë nga Gjykata Speciale pas 17 shkurtit 2018 është Sokol Dobruna. Ai ka qenë udhëheqës i Gjykatës së UÇK’së. Dobruna i ka thënë Periskopit se ‘mezi pret të shkojë në Speciale dhe të qartësohen gjërat njëherë e përgjithmonë’.

E premtja e javës së kaluar ishte një nga ditët më dramatike në Kosovë. Po tentohej të shfuqizohej Ligji për Gjykatën Speciale. Kjo tendencë, ngriti në këmbë Ambasadat në Kosovë. Mesazhi i tyre ishte i qartë: shfuqizimi i Ligjit të tillë, do të kishte pasoja të rënda për Kosovën.

Ishte koha afër mesnatës kur ‘pushuan ujërat’ dhe u bë e ditur se kishte dështuar tentativa për një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohej për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.Që nga e premtja, tanimë temë qendrore diskutimi në vend, është Gjykata Speciale.Së fundmi, një informacion që e jep Insajderi është se aktakuzat e para të Speciales do të ngriten pas 17 shkurtit 2018.Sipas këtyre informacioneve, janë mbi 60 ish-drejtues të UÇK’së që do të akuzohen nga Zyra e Prokurorit të specializuar në Hagë. Në mesin e emrave të parë që bëhen të ditur janë: Shukri Buja, Daut Haradinaj, Sokol Dobruna etj.Sokol Dobruna ka qenë drejtues i Gjykatës së UÇK’së, i cili në bazë të informacioneve, do të akuzohet se ‘nuk ka parandaluar arrestimet dhe vrasjet pa gjyq të shumë personave’.Dobruna në një deklaratë për Periskopin, ka thënë se ‘i vjen mirë që është në këtë listë’.Ai ka thënë se me padurim pret të jetë pjesë e Gjykatës Speciale, pasiqë atje ‘do të sqarohen shumë gjëra’.“Shumë mirë që jam prej të parëve në atë listë. I lutem zotit që sa më shpejt të shkoj atje në Speciale dhe të qartësohen gjërat”, i ka thënë Dobruna Periskopit.Ai ka thënë se nuk ka informacion për lajmin e plasuar së fundmi, se ai do të jetë nga të akuzuarit e parë, por ka thënë se kjo nuk ka rëndësi.“Unë deri tani nuk kam ndonjë informacion lidhur me atë se unë jam prej të parëve apo si në listë, por e di që mund të më thërrasin si dëshmitar. Unë pres që sa më shpejt të shkoj atje dhe kjo është shumë mirë. Një herë e përgjithmonë le të sqarohet çka po kërkojnë ata atje”, ka thënë Dobruna.