Shuma marramendese parash per trafikun e droges jane pjesa me e zakonte e bisedave qe mund te lexosh ne dosjen e pergjimeve te bandes Habilaj ne Itali.Pjesa më e madhe e përgjimeve në dosjen e Habilajve flet për shumat marramëndëse që fitonin nga trafiku i lëndëve narkotike në Itali.
Gjatë një bisede në makinën Fiat Bravo me targë DG826Na ne përdorim të MoisiHabilajt, regjistrim ambiental nga ora 14:00 deri ne 16:21 te dates 20.10.2013, Habilajt kërcënojnë se do të masakrojnë disa persona të cilët si duket nuk u kanë dhënë akoma shumat e parave të drogës. Përgjimi nis me një sharje nga Marigleni: Qelbësirat që na kanë…
Moisi Habilaj: Na varrosën dhe na lanë fëmijët rrugëve!… Ua q… do t’i kishim parë femijet tane burra 20 vjeç (e ka fjalen nese do t’i kishin kapur)
Habilaj: Une kam për të marrë 160 mije euro nga ky që…Mariglen Alimuçaj: Ku e ke makinën?
Moisi: Duhet të shkojme ne poshtë dhe do t’i them Angelos (i referohet Busacca Angelo, ndr) për t’i marrë ato 160 mijë euro ashtu siç janë dhe i dua të vdekur të tre… të betohem mbi dy fëmijët e mi… i dua të masakruar… 160 plus 100… 260… plus 40… 300… 400 mijë euro… nuk mund t’i bësh asgjë….Mariglen Alimuçaj: Duhet të mendosh për këta qelbësira… po këta qënkan qelbësira! /