fbpx

I arratisuri Xhabir Zharku ka disa fjalë ndaj Frashërit e Milaimit

  30 Sep 2017

Ish-kryetari i Kaçanikut, i arratisur nga drejtësia kosovare, Xhabir Zharku ka reguar ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, pasi ky i fundit përmendi emrin e tij në një debat televiziv.

E më pas, erdhi edhe në përleshje fizike me deputetin e Nismas, Milaim Zekën. Zharkue quan “rrugaç” deputetin e LVV-së, Frashër Krasiqin,

“Nuk kisha dashur te reagoj për vepra si kjo qe ndodhin nga një rrugaç si ky,por fakti qe me është përmendur emri me duhet te përsëris edhe njëherë se unë nuk jam dënuar për krim te organizuar,por kisha fatin e keq qe te jem ne vendin,kohen dhe me njerëz te gabuar e qe shërbim serb”, thuhet në reagimin e tij.