HYSENI KOMENTON MUNGESËN E YMERIT NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM

  17 Dec 2017

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni ka thënë se Visar Ymeri ka kontaktuar Këshillin e Përgjithshëm për të arsyetuar mungesën në mbledhje.

Hyseni para gazetarëve deklaroi se nuk është hera e parë që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mungon në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm.

“Nuk është hera e parë që mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm mbahen pa praninë e kryetarit. Kryetari Visar Ymeri na ka kontaktuar na ka uruar punë të mbarë dhe na ka uruar që mbledhja të mbahet në frymë konstruktive dhe në frymë demokratike”, deklaroi Hyseni.

Por, as Hyseni e as Kurteshi nuk kanë thënë asnjë fjalë për mungesën në mbledhje të Dardan Molliqajt.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.