fbpx

Hykmete Bajrami ka një mesazh për Ramush Haradinaj

  25 Oct 2017

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami përmes pyetjeve parlamentare iu është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe arsyen e krijimit të saj.

Fillimisht, Bajrami tha se nuk qëndron arsyetimi i Haradinajt që ne deputetët po i dërgojnë pyetjet një ditë përpara.

”E kam bërë pyetjen që 25 ditë e çdo herë kryeministri po ka agjendë. Ai duhet të qëndrojë përballë deputetëve të jep përgjigjeve”, shtoi Bajrami.

Bajrami vuri në mëdyshje arsyen e krijimit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, duke ditur që të gjitha qeveritë paraprake e kanë evituar një gjë të tillë.

”Kryeministri t’i thërret mendjes të bëhet më i vëmendshëm dhe të vijë këtu të përgjigjet.”, përfundoi ajo.