‘Huqja’ e madhe që bëri Kadri Veseli në Kuvend

  25 Oct 2017

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për rishikimin e projektligjit të të buxhetit u zhvillua debat i nxehtë mes kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli e deputetit të LDK’së, Lumir Abdixhiku për listët e veteranëve të UÇK’së, shkruan Periskopi.

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i tha Veselit se do të mbahet mend si shef i SHIK’ut e si kryetar që PDK nga një parti të madhe e shëndërroi në parti me një grusht deputetë.

Menjëherë i reagoi Veseli, i cili bëri një huqje të madhe.Sipas tij, Abdixhiku do të mbahet mend për shumë sene, por në të njëjtën kohë nuk do të mbahet mend për asgjë.“Ke me u mbajt mend për shumë sene, por ti s’ki me u mbajt mend për asnjë send.

Maje në mend, kjo është e turpshme, thjeshtë. Unë jam dorëheqje nëse dikush nga SHIK’u u dënu”, i tha Veseli.“Ti që po lmohesh, e di mirë unë çka po flas”, vazhdoi Veseli.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.