Humbësit e zgjedhjeve po mundohen ta përmbysin rezultatin

  22 Oct 2017

Humbësit e zgjedhjeve po mundohen ta përmbysin rezultatin
Në konferencën e radhës së PDK-së, Ministri i Drejtësisë nga kjo parti, Abelard Tahiri, është shprehur se nga të dhënat në terren çdo gjë është duke shkuar mirë.

Por ai ka thënë se janë disa subjekte politike që po tentojnë të ndryshojnë rezultatin përfundimtar, njofton Klan Kosova.

“Humbësit e këtyre zgjedhjeve të pashpresë dhe në pamundësi të arrin të marrin besimin e qytetarëve, po mundohen që përmes tregut vulgar të përmbysin rezultatin”.

“Ne emër të PDK-së, i falënderoi rreth 20 mijë aktivist që kanë qenë të angazhuar, këta po japin kontributin e tyre, rezultatet e të cilëve do të konfirmojë”

Tahiri në fund u ka bërë të gjithëve që në këto pak orë të mbetura të dalin edhe qytetarët që ende nuk kanë votuar, që të votojnë.

“Ne si PDK ishim dhe mbesim të përkushtuar që zgjedhjet të përfundojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”.