fbpx

Hoxhaj dedikim prekës bashkëshortes së tij

  01 Oct 2017

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i ka dedikuar një shkrim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, bashkëshortes së tij profesoreshës Remzie Shahini – Hoxhaj.

Hoxhaj flet për guximin e bashkëshortes për ta artikuluar  vullnetin e të rinjve dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës për liri dhe pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj shprehet krenar me bashkëshorten teksa vlerëson lartë angazhimin e vajzave dhe grave kosovare për shtetësinë e Kosovës.

“Me shumë krenari e publikoj sot këtë fotografi të bashkëshortes sime Remzies, e cila si shumë studentë të asaj kohe, pati guximin të dalë më 01 tetor 1997 dhe ta artikulojë vullnetin e studentëve dhe të rinjve të Kosovës për liri dhe pavarësi. Gratë dhe vajzat kosovare gjithnjë kanë qenë një shtyllë e fuqishme në ballë të përpjekjeve për liri pavarësi dhe shtetësi”, ka shkruar Hoxhaj.