fbpx

Hoxha Osman Musliu kalon ne Vetvendosje!

  18 Oct 2017

Imami i Xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, i njohur si Mulla Osmani duket se po qëndron aktiv edhe në politikë.

Ai është duke i dhënë mbështetje të vazhdueshme, kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Shemsi Elezi.

Sot është parë duke pirë kafe në qendër të Drenasit, bashkë me Shemsi Elezin ku kanë mbetur vetëm edhe tre ditë nga Zgjedhjet Lokale të 22 Tetorit.

Mulla Osmani njihet edhe si njeri me mbështetje të madhe në gjithë Kosovën e sidomos në regjionin e Drenicës.

Ai disa herë kishte kritikuar ashpër qeverisjen e deritanishme të udhëheqjes komunale në Drenas.