Hoxha i njohur Kosovar:Shteti,për dikë nënë për dikë njerkë!

  15 Nov 2017

Hoxha i Drenasit, Osman Musliu, kishte bërë një postim në Facebook, kundër ndërtimit të kishës protestante në Prishtinë, dhe kjo është pretenduar se ka nxitur kërcënime ndaj pastorit Fehmi Cakolli.

Shkaku i kësaj, imami Musliu, është ftuar në polici për të dhënë deklaratë. Këtë e ka bërë të ditur vetë hoxha në fjalë, duke e cilësuar këtë thirrje nga institucionet e rendit, si tentim për ta frikësuar, shkruan gazetametro.net.

“Sot isha ne Polici, Njësinë e Hetimeve te Përgjithshme -DRP-Prishtinë për shkak të këtij postimi në Facebook se dikush nga “trimat” e fb e paska “tut” Pastorin Fehmi Cakolli..!!!”, ka thënë hoxhë Musliu.

Tutje ai ka shtuar se është absurde që hoxha të thirret në polici për një postim në Facebook.

“Deklaratën që dhashë në polici po e ndaj edhe me ju publikisht: Turp për ata që thërrasin apo mundohen të friksojnë hoxhallarët sikur unë, me këto veprime. Ndërsa për ata që bëjnë këso veprime do u kisha thënë vetëm dy fjalë: Në këtë gjendje kur problemet dhe të ligat na kanë rrethuar nga të gjitha anët të thirrët në Polici një hoxhë për një postim është absurde.. Kjo po i bjen për dikënd nanë e për dikënd njerkë!”.

“Apo dikush :”bume / granat e kurgja kerkujna, a dikush po… e u ba nami”. Nuk e kemi nijet as mu frikësu as mu ndal drejtë një Kosove më të mirë dhe një populli më të vetëdijshëm…”, ka thënë në fund hoxhë Musliu. /gazetametro.net

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.