fbpx

Hoxha i Drenices Osman Musliu:Hashim, do te pendohesh!

  10 Oct 2017

Imami i Drenasit ka një paralajmërim të ‘frikshëm’ për Hashim Thaçin!

Imami i Drenasit Osman Musliu ka reaguar pas mbajtjes së paradës së komunitetit LGBTI, në sheshin Skënderbeu, njofton Gazeta Blic.

Imami ka shkruar në Facebook duke thënë që Hashim Thaçi do të bëhet pishman se po e mbështet një komunitet të tillë.

Ndërsa të pranishëm në paradë kanë qenë zyrtarë të lartë të shtetit si presidenti i vendit Hashim Thaçi, dhe ministrja e integrimeve evropiane Dhurata Hoxha.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur në duar flamuj me ngjyra të cilët simbolizojnë njerëzit me orientime të ndryshme seksuale.

I pranishëm është edhe shefi i USAID-it në Kosovës James Hope dhe shtetas tjerë të huaj.