Historia e Jezu Krishtit eshte trillim

  01 Oct 2017

Një dijetar amerikan (kontrovers) biblik ka bërë një zbulim për të cilin ai thotë se dëshmon që historia e Jezu Krishtit u shpik si një sistem për kontrollin e mendjes për t”i skllavëruar të varfrit.

Joseph Atwill, autor i librit të titulluar “Mesia i Cezarit: Konspiracioni Romak për të Shpikur Jezusin”, thotë se Krishterimi nuk filloi si një fe, por si një propagandë e sofistikuar qeveritare e përdorur për të qetësuar subjekte të Perandorisë Romake.

Në konferencën “Covert Messiah”, që ishte mbajtur në Londër, Atwill prezantoi teorinë e tij se “Dhjata e Re” u shkrua nga aristokratët romak të shekullit të parë dhe se e gjithë historia e Jezusit është trillim i tyre.

Duke theksuar idetë e tij në një postim në ueb-faqen e tij, Atwill shkruan: “Krishterimi mund të konsiderohet fe, por në fakt u zhvillua dhe u përdor si një sistem për kontrollin e mendjes për të prodhuar skllevër të cilët besonin se Zoti kishte dekretuar skllavërinë e tyre”.

“Ata mendonin se mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e veprimtarisë së zellshme të misionarëve hebraik ishte krijimi i një sistemi besimi konkurrues”, tha Atwill për PRWeb.com.

“Dhe ky ishte momenti kur historia “paqësore” e Mesias u shpik. Në vend që të frymëzonte luftën, Mesia kërkonte kthimin e pacifizmit dhe nxiti që çifutët t”i nënshtroheshin Cezarit dhe t”ia paguanin taksat Romës”, tha ai.

“Ajo që duket se ka evituar shumë dijetarë është se rendi i ngjarjeve dhe vendndodhjeve të shërbesës së Jezusit janë më shumë ose më pak të njëjta me renditjen e ngjarjeve dhe vendndodhjeve të fushatës ushtarake të Titus Flavit, siç përshkruhet nga Josephus”, thotë Atwill.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.