Haxhiu: Ja pse ju, LDK, nuk i jepni nënshkrimet për hetimin e SHIK’ut

  23 Nov 2017

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, edhe njëherë i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që t’i jap nënshkrimet e nevojshme për themelimin e Komisionit që do ta hetonte SHIK’un si organizatë – shkruan Periskopi.

Ajo i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK’së, Naser Rugova.Haxhiu i tha se LDK ka qenë pjesë e Qeverisë, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap që të hetohen vrasjet e aktivistëve e anëtarëve të LDK’së nga paslufta.

“Ju keni qenë në Qeveri tri vitet e fundit. Pse nuk ndërmerrni veprime për t’i hetuar vrasjet e LDK’së. Ne edhe sot po ju bëjmë thirrje, jepni nënshkrime me hetu SHIK’un. Ne e kemi gati shkresën. Hajde ta bëjmë bashkë Komisionin Hetimor. Sot po ju njoftoj se me alternativën tonë qeverisëse, ka qenë e paraparë departamenti që i heton vrasjet.

Isa Mustafa e LDK ka faj pse su bë Qeveria. Ai ka faj. Leni hipokrizitë, mjaft. Me qeverisjen e VV’së do të hetohen vrasjet e të gjithë aktivistëve. Por LDK nuk i jep nënshkrimet, posaqërisht Isa Mustafa, pasi ai e di se do të hetohen edhe shkeljet që ai ka bërë sa ishte kryetar i Prishtinës. Do të hetohen dosjet që VV i ka dërgu në Prokurori”, tha Haxhiu.

Ajo ka thënë se qeverisja e Haradinajt është e mbrapshtë.Sipas saj, qytetarët e kanë në mend se si rritet çdo ditë numri i zëvendësministrave, për shkak të pazareve që janë bërë në mes partive politike. Kjo është barrë për qytetarët, kur dihet se qytetarët po vuajnë nga papunësia./Periskopi

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.