Haxhiu: Atë që Molliqaj ma pranoi mua, s’po e pranon publikisht

  14 Dec 2017

Deputetja e Vetëvedosjes, Albulena Haxhiu, e cila në ndarjen që kjo parti po e përjton është rreshtuar në krahu e themeluesit të partisë, Albin Kurtit, ka thënë që deputeti Dardan Molliqaj i ka pranuar asaj se nëse Kurti kandidon për kryetar, ai do të largohet, mirëpo të njejtën Molliqaj nuk e pranoi edhe publikisht, shkruan Gazeta Metro.

Publikimi i plotë i Haxhiut:

Për hir të vërtetës dhe korrektësisë duhet sqaruar diqka.

E dëgjova me vëmendje Dardanin në emision tek zona e debatit.

Po e marr mundin të shkruaj vetëm për një çështje.

Javën e shkuar, gjegjësisht të martën dhe atë në Kuvend, në pyetjen time drejtuar Dardanit se a është e vërtetë që ka vënë kusht që Albini të mos jetë kandidat për kryetar, ai më tha po dhe tutje shtoi se nëse Albini kandidon, unë nuk do të rri në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Na duhet kryetar konsensual shtoi Dardani.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe në mbledhjen që kishim së bashku me grupin parlamentar dhe kryesinë të hënën, gjegjësisht para më shumë se 40 anëtarëve.

Sonte në emision, Dardani nuk pranoi që ka vënë kushte, shumë mirë, duket se ka reflektur dhe besoj e ka marrë mesazhin që i kanë dhënë aktivistët.

Mund të ketë medime ndryshe por jo asnjëherë kushtëzime, për askend!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.