Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala ka zyrtarizuar kalimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj. Para 1 muaji, Shala pranoi publikisht se do ta votojë qeverinë në krye me Avdullah Hotin, pasi që këtë ia kishin kërkuar në shtëpinë e tij, në orën 1 pas mesnate, Presidenti Thaçi dhe ish kryeministri Haradinaj.
Hoti deri më tani ka qenë pjesë e Nismës Social Demokrate, partisë së Fatmir Limajt. “Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.