Kryesuesi i Asamblesë së Drenasit, Naim Bazaj ka thënë se ditët në vijim do të publikojë disa dokumente dhe biseda që tregojnë se si kryetari i kësaj komunë, Ramiz Lladrovci ka shantazhuar presidentin aktual, Hashim Thaçi si dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
“Kam në dorë disa dokumente, biseda, incizime e shkresa që tregojnë se si Ramiz Lladrovci i ka kushtëzuar dhe shantazhuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli”.
“Ai këtë e ka bërë përmes ‘çantës së zezë”, është shprehur Bazaj.
“Lladrovci u ka thënë Thaçit e Veselit që mos t’i hapim dosjet”, ka thënë Bazaj më tej për klankosova.tv.
Bazaj ka treguar se krejt këto i ka siguruar nga një USB që Lladrovci ia kishte dhënë dikur.
Ai ka theksuar më tej se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar në mëngjesin e kësaj së marte në Drenas, ku ka takuar strukturat e PDK-së dhe disa prej ish deputetëve, të cilët, sipas tij, nuk e kanë mbështetjen për Ramiz Lladrovcin.
Theme : Good News Lite