fbpx

Harrojeni rrahjen mes Krasniqit e Zekës, tash këto dy deputete ‘kapen’ keq

  04 Oct 2017

Përplasen Albulena Haxhiu e Blerta Deliu, u reagon Adriatik Kelmendi.

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu dhe ajo e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu janë përplasur verbalisht në emisionin “Rubikon” të KTV’së.

Deliu ka thënë se në Kuvendin e Kosovës ka edhe deputetë të akuzuar për terrorizëm, duke aluduar në deputetin Frashër Krasniqi i cili akuzohet për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Haxhiut, e cila ka thënë se Krasniqi po akuzohet në mënyrë të padrejtë nga Klani Pronto.

Më pas, Deliu i thotë Haxhiut se vazhdimisht po flasin për kapje të shtetit, gjë që thotë se bërë pjesë e pandarë e fjalorit të tyre.

Dy deputetet flisnin vazhdimisht në të njëjtën kohë, ndërsa pak merrej vesh nga ajo që thuhej.

Më pas reagoi edhe moderatori i emisionit, Adriatik Kelmendi, i cili u tha deputetëve se po flisnin në të njëjtën kohë dhe nuk e di nëse po merren vesh nga qytetarët.