Sot gjatë ditës është nënshkruar koalicioni mes LVV-së dhe AKR-së. E pas kësaj marrëveshje ka filluar një ofensivë e madhe ku po i dalin të palarat LVV-së dhe deklaratat e tyre që kishin bërë kundër Behgjet Pacollit e Rrahim Pacollit si dhe deklarata tjetër ku votuesi i AKR-së ishte quajtur votues klientelist.
Ky koalicion ka ngjallur reagime të mëdha dhe të ashpra si nga spektri politik ashtu edhe nga ai i opininonit publik.
Shumë qytetarë dhe analist këtë koalicion e kanë parë si qëllim të mbrojtjes së pushtetit dhe koalicion biznesor se sa marrëveshje për të mirën e Prishtinës, raporton NewBorn.
Deri më tani LVV-në për balotazhin është duke e përkrahur vetëm AKR, derisa LDK-në po e përkrah AAK-ja.
Por jo vetëm kaq, Arban Abrashi, ka edhe një përrkahje të fuqishme, përkrahje kjo e cila është vendimtare.
Është votuesi i Prishtinës ai i cili po e do ndryshimin, e ndryshimin ata po e duan me ardhjen e Abrashit në krye të Prishtinës