Ish-zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka komentuar një kërkesë publike të kryeministrit Ramush Haradinaj drejtuar ministrave të kabinetit të tij, që të marrin pjesë në seancën ku po diskutohet Projektligji për buxhetin e vitit 2018.
Mosbindjen ndaj kësaj kërkese Gecaj e ka konsideruar “mosvarje” të ministrave ndaj Haradinajt.Ai thotë se në seancë sheh vetëm dy ministra, duke pyetur se përse populli duhet t’i shkojë pas kësaj Qeverie, të cilën ai e quan të pa kredibilitet, shkruan Periskopi.
Komenti i plotë i Gecajt:KU NA MBETI KRYEMINISTRI “I FORTË”?Edhe pse e kishte kërkuar këtë shprehimisht sot në mbledhjen e kabinetit, duket se Kryeministrit Haradinaj nuk ja “varin” madje as ministrat e tij. Unë shoh vetëm dy ministra prezent në seancën e Kuvendit!
E pse atëherë do të duhej që populli ti shkoj pas kësaj qeverie totalisht të pa-kredibilitet?Kërkesa e Kryeministrit Haradinaj: “Është mirë që të jeni në Kuvend, që të debatoni për buxhet. Është mirë të jeni në seancë. Ju lus sepse është mirë që ministrat të jenë, sidomos kur diskutohet buxheti dhe flasin deputetët”!
Theme : Good News Lite