Haradinaj:Ja si do ta rikthejë Trepçën!

  14 Oct 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, prit sot në takim përfaqësues të Sindikatës së pavarur të Trepçës, të prirë nga Shyqyri Sadiku, kryetar, nënkryetari Xhevat Kaqiku, sekretari Gani Osmani dhe dy anëtarë të kryesisë, Refik Mehmeti dhe Lah Hetemi.

Kryeministri Haradinaj tha se gjatë vizitës së fundit në Trepçë i kishte identifikuar temat veç e veç, dhe se zotimet që ua ka dhënë atje, është duke i trajtuar në vazhdimësi dhe do të vihen në veprim së shpejti.

Kryeministri Haradinaj, poashtu, tha se është i interesuar që ta gjallërojë Trepçën dhe ta kthejë në këmbë të veta, sepse Trepça është interes kombëtar.

“Do do ta ruaj vëmendjen për Trepçën, sepse e di rëndësinë e saj për Kosovën”, ka thënë kryeministri.

Sindikalistët i shprehen kryeministrit Haradinaj mirënjohjen e tyre dhe të të gjithë minatorëve që u është përgjigj gjithmonë pozitivisht kërkesave të minatorëve.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.