fbpx

Haradinaj: Vizat gjithqysh në 2018

  16 Dec 2017

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës, ka përsërtur qëndrimin e tij se liberalizimi i vizave do të bëhet në vitin që po vjen 2018.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në një prononcim të shkurtër për portalin Gazeta Express.

“Kjo gjallëri e brendshme është një argument që duhet me ndodh liberalizimi, edhe nëse ka shpërpushje për një kriter të caktuar, sepse ky është një kriter i shtuar dhe jo standard, pra demarkacioni. Prapë se prapë Kosova po ecë ne proceset e veta. Gjithqysh do të ndodhë më 2018, por jo larg, unë besoj se nuk jemi larg, s’po dua me dhënë datë, pasi datën e jep BE. Besoj që nuk jemi larg”.