Haradinaj u shpallë ‘luftë’ ekstremistëve: Nuk do të na zënë në befasiP

  02 Nov 2017

Kosova nuk guxon t’i mbyllë sytë dhe të bëhet tolerante ndaj ekstremizmit fetar në Kosovë. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në tryezën me temën ‘Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që shpie në terrorizëm’.Në këtë tryezë, Haradinaj ka përmendur edhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës, si një komponentë e rëndësishme në sigurinë e Kosovës, për të cilën tha se megjithëse nuk është tema, e ka rëndësinë e madhe në këtë aspekt.“Kosova nuk e ka përmbyllë ende kornizën e sigurisë. Ende nuk ka përmbyllë formimin e Ushtrisë, kjo nuk është tema, por e ka rëndësinë e vet. E konsiderojmë të rëndësishme dhanien e fuqistë të të gjitha institucioneve në bazë të mandatit të tyre ligjor. Fuqizimi i mekanizmave të rendit bëhet edhe me buxhet, edhe me përkrahjen institucionale në kuadër të ombrellës së përgjithshme. Po fuqizimi i mandatit të tyre bëhet edhe duke rritë besimin në tad he përkrahjen e tyre”, tha Haradinaj, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se një nga mënyrat për të parandaluar terrorizmin është edhe fuqizimi i institucioneve të rendit. Tha se tolerimi i ideve ekstremiste, duhet të ketë një fund.“Për me mujtë Kosova me luftu një të keqe, pra terrorizmin, është fuqizimi i institucioneve të rendit. Pse e gjithë kjo dhe çka dojmë me mrri me këtë? Mendoj se duhet ta shënojmë një fund qoftë për tolerancën e caktume ndaj ideve të ekstremizmit. Tolerimi i tyre do të ketë një fund”, ka thënë Haradinaj, shkruan Periskopi.Ai ka thënë se njerëzit kompetent duhet të ushtrojnë funksionin e tyre karshi kësaj çështje, në të kundërtën, tha se duhet të lirohen nga detyra që kanë, sepse kjo është një temë tepër e ndjeshme që lidhet drejtpërdrejtë më sigurinë e Kosovës.“Duhet ta shënojmë një fund të flirtimeve me ata që janë edhe bartës të këtyre ideve edhe nuk guxon dikush me i mbyllë sytë. Nëse dikush i ka mbyllë sytë dhe nuk ka qenë në nivel të detyrës duhet me shku në shpi dhe duhet me pasë pasoja ligjore”, ka thënë Haradinaj.“Mendoj se kjo është ajo thelbi i asaj që mund ta konfirmojmë dhe çka duhet të ndodhë në vazhdimësi. I bjen që me këtë qasje, që po është prioritet, është prioritet i ndjeshëm se ka të bëjë me sigurinë dhe rreziqet dhe nënkupton që këkrush që është në mandate ligjor, nuk mundet as me i mbyllë sytë as me ushtru tolerancë as mos me qenë në nivel të mandatit të vet”, tha ai.Haradinaj tha se Kosova duhet të ketë një plan serioz edhe për trajtimin e të implikuarve në luftë në vendet e huaja.“Një plan serioz i nevojitet Kosovës me i trajtu ata që kanë qenë ose janë në luftëra të huaja, përfshirë edhe integrimin e tyre, në mënyrë që Kosova të jetë vend i sigurtë dhe të mos i vijnë befasi”, ka thënë ai. /Periskopi/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.