Haradinaj u shkruan letër ministrave për Trepçën, kërkon veprime të shpejta dhe konkrete

  02 Oct 2017

Haradinaj u shkruan letër ministrave për Trepçën, kërkon veprime të shpejta dhe konkrete

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka shkruar letra tre ministrave të Qeverisë që ai drejton, nga të cilët kërkon që të përfshihen me veprime të shpejta dhe konkrete rreth zbatimit të Ligjit për Trepçën si dhe adresimin e kërkesave tjera të minatorëve të Trepçës.

Në letrën e kryeministrit Haradinaj për ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, atij i kërkohet të shqyrtojë kërkesat e natyrës ligjore të parashtruara nga Ahmet Tmava, menaxher i Ndërmarrjes Trepça:

– Të miratohet Statuti i Trepça SH.A. duke u bazuar në nenin 6 të Ligjit nr.05/L-120 për Trepçën; Të bëhet regjistrimi Trepça SH.A në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (MTI) duke u bazuar në nenin 7 të Ligjit nr.05/L-120 për Trepçën; Gjithashtu MZHE bazuar në nenin 7 të Ligjit të lartcekur të bëjë regjistrimin e njësive banesore Trepça SH.A. të cekura në nenin 2, paragrafet 2.1, 2.2 dhe 2.3 të këtij Ligji; Bazuar në nenin 3 paragrafi 3.1, 3.2 dhe 3.3 të Ligjit dhe arsyeshmërinë ekonomike dhe financiare, të formohen edhe njësitë e parapara në këtë dispozitë.

– Të sigurohet baza juridike për dhënien e pensioneve me 70% nga paga e punëtorëve, ashtu siç janë pensionet në disa institucione në Republikën e Kosovës;

– Duke u bazuar në Ligjin mbi faljen e Borxheve Publike nr.05/0119, Ndërmarrja Trepça si Shoqëri Aksionare i është drejtuar Komisionit Qeveritar për përfshirje në falje të borxheve të saj të krijuara në kohën e UNMIK-ut.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.