Haradinaj tregon se çfarë duhet të bëhet që të lirohen nga burgu Albin Kurti e Donika Kadaj

  27 Dec 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se është e padrejtë që të mbahen në burg deputetët e Vetëvendosjes: Albin Kurti e Donika Kadaj – shkruan Periskopi.

Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka thënë se deputetët Kurti e Kadaj kanë kundërshtuar dy marrëveshje, që kanë qenë të dëmshme për Kosovën.

Sipas tij, do të duhej të amnistoheshin të gjithë deputetët që kanë gjuajtur gaz në Kuvend, meqë sipas tij, ata kanë kundërshtuar marrëveshjet e Demarkacionit e Asociacionit, të dëmshme për vendin.“Është e padrejtë që ata të mbahen në burg, vetëm pse kanë kundërshtuar dy marrëveshjet: Asociacionin e Demarkacionin, sepse ato kanë qenë marrëveshje të dëmshme nga Kosova.

Edhe ne kemi qenë bashkë me të kur është kundërshtuar Demarkacioni. Do të duhej të amnistoheshin të gjithë deputetët që kanë gjuajtur gaz e kanë bërë veprime të tjera në kundërshtim të këtyre marrëveshje. Është e padrejtë të mbahen në burg deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha tutje Haradinaj.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.