HARADINAJ TREGON PSE THAÇI E VESELI NUK SHKUAN NË TAKIM ME AMBASADORËT

  23 Dec 2017

Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë e përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë kishin kërkuar takim me udhëheqësit e vendit, pas nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Por, në qeverinë e Kosovës ata nuk u pritën nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Ramush Haradinaj i priti i vetëm në takim ambasadorët, e SHBA’së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilët bisedoi për çështjen e nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kërkesa e tyre ishte një takim me udhëheqësit e Kosovës, por Thaçi dhe Veseli nuk ishin prezent në takim.

Për këtë veprim është sqaruar vetë Haradinaj.

“Ata kanë kërku një takim me udhëheqësit e Kosovës. Në këtë rast i prita unë në emër të institucioneve të vendit”, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës.

Tutje, kryeministri ka treguar edhe për mesazhin që iu dha.

“Ishte demarsh, quhet kjo formë e prezantimit të institucionit ose demarsh i qartë me e ndalë procesin e votimit të shfuqizimit të ligjit për Specialen. Pra ishte e pastër kërkesa”, tha Haradinaj.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.