Haradinaj tregon arsyen pse i ka duruar goditjet për taksën 100%

Haradinaj tregon arsyen pse i ka duruar goditjet për taksën 100%

  17 Sep 2019

Kryeministri në dorëheqje njëherësh edhe kandidati për Kryeministër në zgjedhjet e parakohshme 2019, Ramush Haradinaj në një fjalim në takimin tematik të programit për ekonomi dhe zhvillim, ka treguar se arsyeja pse i ka duruar të gjitha ofendimet nga ekspertët e ekonomisë dhe sipërmarrësve rreth vendimit për taksën 100%, është sepse ka bashkëndjerë me popullin e Kosovës i cili ka qenë i nënqmuar për 20 vjet.

“Njona prej arsyeve që i kom duru krejt goditjet për taksën nuk është se jam kryeneq, se kom desht me fol me Amerikën si me Serbinë por kom bashkëndje, e kom qit veten në pozitë të prodhuesit tonë që për njëzet vjet o kon i nënqmum i përqmum, produktin e prodhuar në Kosovë nuk e ka respektu as lagjja”, tha Kryeministri Haradinaj.

Ai gjithashtu ka kritikuar kandidatët e partive të tjera për Kryministër në lidhje me programet e tyre te Ekonomisë , për Albin Kurtin ka thënë se dëshiron me e kthy kohën e feudalizmit ndërsa për Kadri Veselin ka thënë se po flet për nje cështje që nuk e njeh.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.