Haradinaj: Rikalon po e sulmojnë ata që ia kanë uzurpuar banesën

  03 Oct 2017

Haradinaj: Rikalon po e sulmojnë ata që ia kanë uzurpuar banesën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në interpelancën për akuzat publike ndaj ministrit serb, Nenad Rikalo, prej disa banorëve të lagjes Dardania në Prishtinë, të cilët kanë dhënë se Rikalo në kohën e luftës i ka sulmuar fizikisht ata nuk janë të vërteta. Thotë se ata banorë që po e sulmojnë Rikalon, pas luftës ia kanë zënë banesat atij.

“Ditën kur ka ndodhë ngjarja unë jom kan në detyre dhe i kam pytë ata që janë në detyrë. Ua tregova institucionet një nga një.

Reshat Millaku, kryeprokuror dhe AKI tregojnë ngjarjet një nga një. Këta që po folin janë që ia kanë zënë banesën këtyre që po folin dhe ia kishin marrë disa para”, ka thënë Haradinaj.