Deklarata e tij e mbrëmshme e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj lidhur me vrasjet e anëtarëve të LDK-së, shkaktoj reagime tek familjarët e të vrarë si dhe tek deputetët e LDK-së
Madje është pikërisht vajza e ish-anëtarit tashmë të vdekur të LDK-së, Xhemajl Mustafa, që ka kërkuar largimin e tij përderisa reagim të ashpër ka pasur edhe nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili Haradinajn e quajti “plehër e përfitues fondesh”.
Haradinaj ka refuzuar të kërkojë falje, ai ka thënë se deklarata e tij është citu gabimisht.
“Jo, për çka falje? Në cilin kontekst falje? Deklarata ime është citu gabimisht, është citu një theks i vogël, nuk po komentohet deklarata komplet. I kuptoj se janë të manipuluar politikisht, fatkeqësisht dhe prapë po e citoj nëse partia cilado qoftë e shfrytëzon rastin dhe tragjedinë familjare, për mua është punë e madhe atëherë”, ka shtuar Haradinaj, për Indeksonline.
Ai ka folur edhe për shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit. ka thënë se shkarkimin e tij e bën vetëm mbledhja, duke pyetur se kush janë ata që kërkojnë shkarkimit e tij.
“Shkarkimin tim e bën vendimi, mbledhja. Pra e bëjnë edhe shkarkimin edhe ngarkimin. Nuk munden ata me kërkua, kush janë ata? Ata duhen me e lyp shkarkimin e njerëzve në politikë, që po i keqpërdorin familjet. Nëse duhet me bë shkarkim moral e çfarëdo janë ata në parti, që po keqpërdorin familje”, ka përfunduar nënkryetari i OVL-UÇK-së.